Sevilla gabon përsëri, mundësi e artë për Barcën e Realin

Skuadra e Sevilla ka bërë një tjetër hap të gabuar në La Liga.

Sport

20/03/2022 20:24

Sevilla e Julen Lopetegui është dorëzuar përfundimisht në garën për titullin e kampionit, duke lëshuar pikë edhe ndaj Real Sociedad, me një barazim pa gola, shkruan lajmi.net.

Andaluzianët me një fitore eventuale do të shtonin presionin te Reali i vendit të parë dhe Barca e vendit të tretë, të cilat përballen sonte nga ora 21:00.

Barazimi i sotëm i jep mundësi Barcelonës që në rast të fitores sonte dhe fitores në përballje direkte me Sevilla, të barazohen me pikë – kurse, për Realin një fitore eventuale sonte do të nënkuptonte ‘vrasje’ e garës për titull.

Sevilla mbetet në 57 pikë në 29 ndeshje, me nëntë pikë më pak se Reali që luan një ndeshje sonte. Real Sociedad në anën tejtër ka 48 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë. /Lajmi.net/