Setien flet për titullin e kampionit, tregon për gjasat e Barcelonës në raport me Real Madridin

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur rreth situatës aktuale në La Liga, dhe gjasave për titullin e kampionit.

Sport

14/02/2020 23:15

Aktualisht, në La Liga është skuadra e Real Madrid ajo që prinë klasifikimin, me tri pikë më shumë sesa Barcelona.

Megjithatë, përkundër kësaj, Setien nuk është i dorëzuar në këtë garë, dhe beson se skuadra e tij ka gjasat e barabarta me liderët.

“Shumë tituj të ligës janë vendosur nga detajet, minutat e fundit, në situata të cilat asnjëra skuadër nuk mund t’i kontrollojë” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi aq favoritë sa janë edhe Real Madrid. Ata kanë tri pikë avantazh, por ne kemi një ndeshje në ‘Santiago Bernabeu’ dhe kur momenti të vjen, ne kemi pritje të mëdha” ka shtuar trajneri.

“Ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, dhe do të futemi për maksimumin” ka thënë ndër të tjerash Setien.

Setien aktualisht ka telashe me fazën e sulmit te skuadra e tij, për shkak të lëndimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele. /Lajmi.net/