Setien flet para ndeshjes ndaj Bayern: Dembele mund të luaj, e njohim rrezikun e Bayern

Quique Setien ka folur disa fjalë para ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Sport

13/08/2020 19:16

Barcelona do të ketë punë me Bayern Munich në kuadër të çerekfinales dhe trajneri Setien e di se gjithçka do të jetë shumë e vështirë.

Ndër të tjerash, Setien ka bërë të ditur se Ousmane Dembele do të jetë i gatshëm për lojë, si dhe ka dhënë komente të përgjithshme rreth ndeshjes që luhet nesër.

“Dembele është në një pozitë ku mund të luajë disa minuta nëse mendojmë se është e nevojshme, duam që ai ta bëjë këtë. Jemi të bindur në mundësitë tona. Do të jetë ndeshje e barabartë dhe ne duhet të bëjmë shumë”, ka thënë fillimisht Setien, transmeton lajmi.net.

“Të luajmë me  katër mesfushorë? Kemi konsideruar disa gjëra. Gjëja më e mirë është të kemi posedimin dhe t’i lëndojmë ata. E dimë shpejtësinë e Bayern në aspektin ofensiv. Mendoj se çelësi është të kemi topin”, shtoi trajneri i Barcelonës.

“Lewandowski është lojtar i madh, por ai nuk është në nivelin e Messi, mendoj kjo është e qartë. Messi mund të na ndihmojë të fitojmë lojën, por unë besoj në forcën e skuadrës”, ishin fjalët e Setien.

Barcelona dhe Bayern do të përballen nesër, në Lisbonë, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/