“Sërrqi” i Big Brother VIP 4: Të gjithë shtëpisë ‘ia shti fitilin’, i çmontoj

Shkurte Haxhiu, banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka komentuar lojën e një prej banorëve, duke theksuar se ajo vetë ende nuk ka nisur të luajë seriozisht. Aktivistja u shpreh se posedon shumë humor dhe energji, por për momentin po zgjedh t’i kursejë ato. Në një bisedë brenda shtëpisë, Shkurta tha se nëse dëshiron,…

ShowBiz

19/11/2025 09:22

Shkurte Haxhiu, banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka komentuar lojën e një prej banorëve, duke theksuar se ajo vetë ende nuk ka nisur të luajë seriozisht.

Aktivistja u shpreh se posedon shumë humor dhe energji, por për momentin po zgjedh t’i kursejë ato.

Në një bisedë brenda shtëpisë, Shkurta tha se nëse dëshiron, mund të “çmontojë” jo vetëm një person, por gjithë shtëpinë.

Sipas saj, ajo ka aftësi të mjaftueshme për të ndezur atmosferën ose për të krijuar tensione, por po pret momentin e duhur për të vepruar.

“Me dit ti sa kam unë humor, unë e çmontoj jo këtë por të gjithë shtëpisë fitilin ia shti”, tha tutje.

Shtoi se ky është vetëm fillimi i garës dhe se nuk dëshiron të shpërthejë shumë herët në lojë.

“Kadale, ky është vetëm fillimi, unë nuk po dua me u harxhu në ditën e dytë”, theksoi mes tjerash.