Sërish protesta në Rusi kundër luftës, arrestohen 90 persona

Më shumë se 90 protestues u arrestuan në qytetin perëndimor rus të Shën Petersburgut të martën, ndërsa protestonin kundër luftës në Ukrainë, sipas Shërbimit Rus të BBC.

Bota

02/02/2022 23:04

Protesta u zhvillua në qendrën tregtare Gostiny Dvor në Nevsky Avenue në qendër të qytetit.

Policia ruse arrestoi protestuesit dhe të paktën një gazetar në harkun e 30 minutave, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Një ditë më parë, policia në qytet arrestoi rreth 900 protestues kundër luftës. /Lajmi.net/