Serie A zgjedh MVP-të e sezonit, mungon Ronaldo

Serie A ka publikuar lojtarët më të mirë në secilën pozitë, por nuk ka pasur vend për Cristiano Ronaldon.

Sport

04/08/2020 15:30

Pavarësisht 31 golave dhe impaktit që pati në shpalljen e Juventusit kampion, ylli portugez nuk u gjend mes më të mirëve të sezonit 2019/20 në Serie A, përcjell lajmi.net.

Lojtari më i mirë i këtij edicion u zgjodh Paulo Dybala, ndërsa sulmuesi më i mirë Ciro Immobile – i cili e fitoj Këpucën e Artë evropiane me 36 gola.

Të gjitha çmimet:

Portieri më i mirë: Wojciech Szczęsny
Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij
Mesfushori më i mirë: Papu Gomez
Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile
Lojtari i ri më i mirë: Dejan Kulusevski
Lojtari më i mirë: Paulo Dybala. /Lajmi.net/