Serie A rifillon më 3 maj?

Serie A flitet se do të mund të rifillojë më 3 maj.

Sport

14/03/2020 20:08

Përhapja e madhe e koronavirusit në botë, sidomos në shtetin e Italisë, ka bërë që Serie A të suspendohet për afat të pacaktuar.

Me numrin e lojtarëve të prekur nga ky virus në Serie A që po rritet, situata po bëhet edhe më alarmante.

Deri më tani shtatë lojtarë janë të konfirmuar nga Sampdoria, tre nga Fiorentina e një nga Juve.

Gjithsesi, ‘La Repubblica’ shkruan se plani për rikthimin më 3 prill mund të shtyhet për një muaj, transmeton lajmi.net.

Kjo si pasojë e kërkesës së krerëve të stafit mjekësor të Serie A.

Seancat stërvitore pritet të fillojnë disa javë para rifillimit të kampionatit. /Lajmi.net/