Serie A java 36: Juventus kërkon vetëm fitore ndaj Sassuolos, Milani nuk guxon të gabojë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 36-të në Serie A.

Sport

12/05/2021 08:42

Gara për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve po vazhdon dhe Juventus e Milani nuk guxojnë të gabojnë, raporton lajmi.net.

Aktualisht, Juventusi është në pozitën e 5-të me 69 pikë, ndërsa Milani ka vetëm 3 pikë më shumë dhe është në vendin e katërt.

Juventus do të luajë në udhëtim ndaj Sassuolos, derisa Milani udhëton për në Torino që të përballet me skuadrën e drejtuar nga Davide Nicola.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë pa përfunduar kampionati, lufta për top 4 është bërë shumë interesant dhe akoma nuk dihet cilat skuadra do të kualifikohen tutje./Lajmi.net/