Seriali televiziv i kërkon falje Selena Gomezit për shakanë lidhur me transplantin e veshkës
"Saved by the bell" i kërkoi falje këngëtares së njohur.

ShowBiz
Autorët e Saved By The Bell i kanë kërkuar falje Selena Gomezit për një shaka të bërë në një episod të fundit në lidhje me transplantin e veshkës së saj, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Një zëdhënës i NBC tha se nuk ishte “kurrë qëllimi ynë” të bëjmë shaka me operacionin e saj.
Seriali përmban një episod ku dy personazhe diskutojnë se kush i dhuroi një veshkë këngëtares më 2017.
NBC gjithashtu tha se ata kishin qenë në kontakt me Gomez për të bërë një donacion për bamirësinë e saj.
Selena, 28 vjeçe, bëri një transplant veshke tre vjet më parë pasi u diagnostikua me sëmundjen autoimune Lupus.
Personazhet në Saved By The Bell spekuluan në një skenë se kush e dhuroi veshkën, me një që pretendonte se ishte Demi Lovato dhe një tjetër duke thënë se ishte mamaja e Justin Bieber.
Më vonë në episod, mbishkrimet shfaqen në mur duke thënë, “A ka Selena Gomez edhe veshkë?”Ajo ka dhe njëra prej tyre u dhurua nga shoqja më e mirë Francia Raisa.
Francia që atëherë ka postuar në Twitter për episodin, duke lavdëruar donatorët e tjerë për kryerjen e një “veprimi vetëmohues”.
Cecilia Adamou është 21 vjeçe dhe sapo ka mbaruar universitetin.
Ajo thotë se shfaqja e fundit bëri shaka duke mos ditur se kush është dhuruesi i veshkës së Selenës dhe njëkohësisht e fyu atë dhe familjen e donatorit. /Lajmi.net/