Seriali më i mirë i momentit në Amerikë ‘huazon’ këngën e Babastars (Video)
Seriali Empire ka 'huazuar' muzikën e rep grupit kosovar për këngën e tyre më të re.

ShowBiz
Empire është seriali më i famshëm i momentit në Amerikë, e sidomos njihet për muzikën që prodhon çdo episodë.
Producent i muzikës është Timbaland ndërsa albumi i sezonit të parë ka qëndruar në maje të top listave amerikane, transmeton lajmi.net, ku njëra ndër këngët në album ishte edhe ajo e Rita Orës.
Në episodin e dytë të sezonit të dytë, i cili ka filluar javën e kaluar, njëra nga këngët që këndohet është edhe ‘Snitch Bitch’, këngë kjo e kënduar nga Terrence Howard, i cili në serial luan pronarin e studios regjistruese ‘Empire’, Lucious Lion.
Ajo çfarë menjëherë bie në vesh, që në fillim të këngës e deri në fund, është muzika dhe ‘beati’ totalisht i ngjajshëm me atë të këngës më të fundit nga Baba Stars, High 3, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se ‘High 3’ ka dalë para gjashtë muajve, saktësisht më 13 mars të këtij viti ndërsa këngët për sezonin e dytë të ‘Empire’ janë inçizuar tash vonë dhe ngjajshmëria e muzikës nuk ka mundësi të jetë vetëm rastësi.
Kënga që pritet të shndërrohet në një nga hitet më të mëdhenj të serisë, është punuar me ndihmë të Petey Pablo, një mik i vjetër i aktorit Howard, i cili madje e ka marrë në serial vetëm për t’i paguar një borxh të vjetër.
Më poshtë keni këngën zyrtare të serialit dhe këngën ‘High 3’ nga Babastars./Lajmi.net

