Sergio Rico shtrohet në spital pas një incidenti me kalërim
Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico ka pësuar një lëndim në kokë pas një incidenti me një kalë. Incidenti ndodhi teksa Rico ishte duke hipur në kalë, por shoqëruesit e tij kanë treguar se nuk ishte një rënie nga kali. Sipas raportimeve të fundit besohet se Rico u godit në qafë nga një kalë i…

Sport
Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico ka pësuar një lëndim në kokë pas një incidenti me një kalë.
Incidenti ndodhi teksa Rico ishte duke hipur në kalë, por shoqëruesit e tij kanë treguar se nuk ishte një rënie nga kali.
Sipas raportimeve të fundit besohet se Rico u godit në qafë nga një kalë i arratisur, përcjellë lajmi.net.
Ai u evakuua në spitalin Virgen del Rocio, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe është i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.
Ish-klubi i tij, Sevilla, e ka konfirmuar lajmin dhe i ka dërguar urimet më të mira. “Shumë forcë dhe shërim të shpejtë”, shkruan finalistët e Evropa Ligë në ‘Twitter’./Lajmi.net/