Sergi Roberto i gatshëm për ndeshjet e ardhshme me Barcelonën

Ndonëse u aludua në një lëndim të tij në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, Sergi Roberto është mirë dhe do të jetë gati për ndeshjet e radhës me Barcelonën. Të paktën kështu raporton Dario Sport, sipas të cilëve nuk ka ndonjë gjë serioze në këtë drejtim. Lojtari u zëvendësua në minutën e 46’ të takimit me…

09/09/2022 11:23

Ndonëse u aludua në një lëndim të tij në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, Sergi Roberto është mirë dhe do të jetë gati për ndeshjet e radhës me Barcelonën.

Të paktën kështu raporton Dario Sport, sipas të cilëve nuk ka ndonjë gjë serioze në këtë drejtim.

Lojtari u zëvendësua në minutën e 46’ të takimit me Gerrard Pique, pasi pati çalime në fushën e blertë.

Gjithsesi, lojtari do të jetë gati për ndeshjet e radhës. /Lajmi.net/