Serbia vendos në Rudnicë institucionet paralele që iu mbyllën në veri

Serbia raportohet se ka vendosur në tjetër vend objektet e institucioneve paralele komunale që janë mbyllur javë më parë nga Qeveria e Kosovës. Sipas informacioneve theksohet se shteti serb ka vendosur në Rudnicë të Serbisë, në afërsi të kufirit me Kosovën objektet e institucioneve paralele komunale që u mbyllën javë më parë nga Qeveria e…

Lajme

08/10/2024 14:59

Serbia raportohet se ka vendosur në tjetër vend objektet e institucioneve paralele komunale që janë mbyllur javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Sipas informacioneve theksohet se shteti serb ka vendosur në Rudnicë të Serbisë, në afërsi të kufirit me Kosovën objektet e institucioneve paralele komunale që u mbyllën javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Kjo gjë ishte paralajmëruar edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuciq më 13 shtator, kur kishte nënvizuar lëvizjet e Beogradit në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë.

“Institucionet nuk do të shfuqizohen apo mbyllen. Kjo do ta pengojë Albin Kurtin që të arrijë qëllimin e tij kryesor politik. Ne do të ndërtojmë zyra moderne për popullin tonë, të cilët do të jenë një kilometër nga Bërnjaku, pastaj në Rudnicë”,tha ai./Lajmi.net/

YouTube player