Serbia provokon në 2-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Nderime për sulmuesit dhe thirrje për rikthimin e ushtrisë në Kosovë
Sot, me rastin e 2-dyjetorit të sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Beogradi ka organizuar një provokim të hapur në parkun e ashtuquajtur “Kalemegdanit” në kryeqytetin e Serbisë, ku me flamuj dhe pankarta nacionaliste u nderuan sulmuesit që morën pjesë në këtë sulm. Poshtë shtatores së “Fituesit të Beogradit’ është vendosur flamuri me…

Lajme
Sot, me rastin e 2-dyjetorit të sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Beogradi ka organizuar një provokim të hapur në parkun e ashtuquajtur “Kalemegdanit” në kryeqytetin e Serbisë, ku me flamuj dhe pankarta nacionaliste u nderuan sulmuesit që morën pjesë në këtë sulm.
Poshtë shtatores së “Fituesit të Beogradit’ është vendosur flamuri me portretet e tre terroristëve të vrarë në Banjskë të Zveçanit.
Ndërsa mbi pankarta u lexuan thirrje si “Kur ushtria të kthehet në Kosovë’ dhe ‘Në të mirë dhe të keqe, vëlla është për vëlla’. Nuk dihet se kush ishte organizator i këtij akti provokues, shkruan Nova.
#banjska pic.twitter.com/HnJ7zVkvH6
— Moral (@Moral_nemoral) September 23, 2025
Ky “manifestim”, i organizuar në të njëjtën ditë kur ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe person me fletëarrest ndërkombëtar Milan Radoiciq vizitoi qytetin Kosjeric dhe kërcënoi hapur qytetarët që doplën kundër regjimit të Vuciqit, transmeton kosovapress.
“DRI përcaktoi se kjo ministri shpenzoi 217,000 euro gjatë mandatit të Goran Vesić për pikturimin e muralit “Kur ushtria kthehet në Kosovë”, i cili u porosit nga Bordi Ekzekutiv i SNS-së”, njoftoi inxhinieri i ndërtimit Danijel Dashiç në rrjetin social X.
Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.
Forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, ndërkohë që pjesëtarë të grupit terrorist u larguan drejt Serbisë përmes rrugëve malore.
Grupi prej rreth 50 personave që udhëhiqej nga kryeterroristi, Milan Radoiçiq – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar edhe nga institucionet vendore si i përfshirë në vrasje – me veshje ushtarake ishte vendosur në Manastirin e Banjskës e përreth tij.
Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Radoiçiq, si udhëheqës i grupit. Sipas aktakuzës ata kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpëlarje të parasë.
Millan Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.