Serbia pretendon se e ka arrestuar edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së
Autoritetet serbe kanë njoftuar arrestimin e një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me inicialet A.Q. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ai dyshohet për organizimin e një grupi dhe nxitje për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës gjatë konfliktit të viteve ’98-’99, transmeton lajmi.net. Në njoftim thuhet se A.Q.,…
Lajme
Autoritetet serbe kanë njoftuar arrestimin e një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me inicialet A.Q.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ai dyshohet për organizimin e një grupi dhe nxitje për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës gjatë konfliktit të viteve ’98-’99, transmeton lajmi.net.
Në njoftim thuhet se A.Q., i lindur në vitin 1973, dyshohet t’i jetë bashkuar më prill 1998 shtabit lokal të UÇK-së në fshatin Romajë të Prizrenit, ndërsa gjatë vitit 1999 ka qenë pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, e cila mori pjesë në sulmet ndaj postës kufitare serbe në Koshare.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, dhe MPB-ja serbe ka paralajmëruar se ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal në prokurorinë kompetente. Institucionet në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këtë arrestim./lajmi.net/