Serbia, Maqedonia e Shqipëria frikësohen se do të shndërrohen në qendra refugjatësh

Të tre vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia, frikohen se Bashkimi Evropian do të përdorë të gjithë shkopinjtë dhe karotat për t’i shndërruar ato në qendra të përkohshme refugjatësh nga Lindja e Mesme, për aq kohë sa blloku evropian do të vazhdojë bisedimet e gjata dhe të vështira me Turqinë për të pranuar dhe ndaluar valët e refugjatëve në territorin e saj, pra në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Lajme

26/10/2015 15:08

 

Serbia dhe Maqedonia të cilat tashmë po përballen me krizën e refugjatëve kalimtar të cilët vazhdojnë rrugën për në BE, po e ndjejnë frikën se mbyllja e kufijve të vendeve të tjera të BE-së, ashtu siç ka bërë Hungaria për të ndalur hyrjen e refugjatëve do të rezultojë me barrën e pranimit të përkohshëm të imigrantëve nga Lindja e Mesme.

Të shtunën, Kryeministri I Serbisë Aleskandar Vuçiq kishte shprehur publikisht frikën e tij ndaj kërcënimeve të vendeve të BE-së për të mbyllur kufijtë (Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Kroacia) njësoj si Hungaria, gjë që do të ndalte imigrantët të qëndronin përkohësisht nëpër ballkan.

“Nëse dikush mendon se ne mund të jemi vendstrehim për 2 apo 3 milion refugjatë, kjo është jo reale, » kishte deklaruar Vuçiqi në kryeqytetin bullgar pas takimit me homologun Boiko Borisov.

Frika e vendeve të Ballkanit është përmendu r edhe nga Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Miqtë tanë nga Ballkanik frikohen se janë të kërcënuar (nga kriza me imigrantë)”, u tha Tusk gazetarëve të dielën kur krerët e dhjetë shteteve të BE-së dhe tre të Ballkanit Perëndimor po mblidheshin në samitin urgjent në Bruksel.

Por Vuçiqit, në samit ishin edhe Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Burimet nga BE thonë se vendet e rajonit janë nën presion për të pranuar imigrantët në territoret e tyre si “zgjidhje e përkohshme” për të mos hyrë në territorin e bllokut evropian derisa sa BE-ja të mund të gjej gjuhë të përbashkët me Turqinë për të ndalurimigrantët të hyjnë në Greqi.

Nuk ka ende diçka zyrtare nga ky skenar prapaskenash me synimet e BE-së ndaj Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, por burimet nga samiti i së dielës thonë se edhe delegacioni nga Shkupi i ka shprehur shqetësimet e njëjta s ikur edhe Serbia.

Vuçiqi edhe të dielën i ka shprehur shqetësimet se vendi I tij do të ishte në hall të madh me migrantët nëse vendet e BE-së i mbyllin kufijtë.

Por përgjigja e Vuçiqit ishte jo e qartë në atë se çfarë do të bënte Serbia ndaj gjendjes potenciale me imigrantët.

“… ne do të ndjekim të gjitha vendimet e Gjermanisë dhe Austrisë dhe kjo është pikërisht çfarë unë po them sot (në samit): nëse ata i mbyllin kufijtë, çfarë do të pritnin nga ne që të bëjmë? Të shndërrohemi në zonë ndalimi (ang. buffer zone) ?”, u tha gazetarëve Vuciqi i pyetur për shqetësimet për shndërrimin potencial të Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit në qendra refugjatësh.

Kryeministri serb megjithatë tha se vendi i tij është në gjendje që të kontribuojë duke pranuar një numër të caktuar të refugjatëve nga Lindja e Mesme e t’u jap leje-qëndrim në Serbi, por ai shprehu shqetësimet se si të bëh et me ata të cilët nuk duan që të qëndrojnë në Serbi.

“ A t’i burgosim ? Nuk ma merr mendja”, tha ai.

Fatin e Serbisë dhe të Maqedonisë me krizën e imigrantëve pritet që ta përjetojë në të njëjtën mënyrë edhe Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama tha në Bruksel se vendi i tij pritet që të goditet nga ardhja e imigrantëve përmes Greqisë “meqë po afrohet dimri”.

Shqipëria tashmë ka filluar përgatitjet për ngritjen e dy qendrave për refugjatë, një në Gjirokastër dhe një në Korçë.

Samiti i djeshëm në Bruksel përfundoi me premtimet e dhjetë vendeve të BE-së dhe tre të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për rrugëtim më të kontrolluar dhe më të rreptë të imigrantëve drejt BE-së, gjë që do të ngadalësojë shumë hyrjen e tyre në territorin e BE-së e do t’i grumbullojë ata nëpër vendet e rajonit.

Krerët u pajtuan që të ndalet dërgimi iorganizuar me trena dhe autobusë i imigrantëve nga njëri vend në tjetrin pa pajtimin e vendit të dytë fqinjë.

Krerët e vendeve u pajtuan për të krijuar 100,000 vend-qëndrime me ndihmën e UNHCR-së, prej tyre 30,000 në Greqi.

400 kontrollues kufitar do të dërgohen nëpër kufijtë e BE-së me vendet e Ballkanit për t’u marrë me regjistrimin e imigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE.