Serbi sulmon seksualisht një grua kosovare në Zveçan dhe i dëmton veturën

Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit rreth orës 07:30. Siç thuhet tutje njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas denoncimit, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë…

Lajme

15/08/2025 09:25

Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit rreth orës 07:30.

Siç thuhet tutje njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas denoncimit, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë atë. Rasti po vazhdon të hetohet.

“SULM SEKSUAL & DËMTIM PRONE

Zveçan / 14.08.2025 – 07:30. Është raportuar se një i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femër kosovare si dhe i kishte dëmtuar veturën. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij por nuk e kanë hasur. Rasti nën hetime.”/Lajmi.net/