Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi
Investitori dhe biznesmeni kontrovers Rados Petroviq, i njohur për marrëdhënie të ngushta me strukturat politike të Beogradit dhe për shpërblimin e tij me tenderë të mëdhenj publikë në Mitrovicën e Veriut, po përballet me drejtësinë pasi Inspektorati i Ndërtimit në Kragujevc ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë së tij “RP Invest 1980”. Kjo kompani u…
Lajme
Investitori dhe biznesmeni kontrovers Rados Petroviq, i njohur për marrëdhënie të ngushta me strukturat politike të Beogradit dhe për shpërblimin e tij me tenderë të mëdhenj publikë në Mitrovicën e Veriut, po përballet me drejtësinë pasi Inspektorati i Ndërtimit në Kragujevc ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë së tij “RP Invest 1980”.
Kjo kompani u bë qendër e vëmendjes pasi në kantierin e saj ndodhi shembja e një muri mbajtës dhe një pjese të rrugës pranë Qendrës së Ekselencës, ndonëse punimet atje ishin zyrtarisht të ndaluara.
Autoritetet konfirmuan se kantieri ishte mbyllur që më 21 nëntor për shkak të ndërtimit pa leje, por pavarësisht kësaj, punimet kishin vazhduar në kundërshtim të plotë me vendimin e inspektoratit.