Serbët në Kosovë votojnë në 90 vendvotime
Serbët e Kosovës do të kenë në dispozicion 90 vendvotime për zgjedhje e jashtëzakonshme Parlamentare të Serbisë. OSBE do të garantojë sigurinë e vendvotimeve si dhe transportin e materialit zgjedhor.
Lajme
Serbët në Kosovë do të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë.
Në shërbim të votimit do të jenë të hapur 90 vendvotime, ka thënë Veljko Odalovic, zyrtar i Komisionit Qendror Zgjedhor të Serbisë.
Në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën më 16 mars, në Kosovë do të kenë të drejtë vote 107.958 qytetarë serbë dhe do të votohet në 17 komuna.
Odalovic ka thënë se OSBE është duke i bërë të gjitha përgatitjet, duke siguruar materialin zgjedhor.
“OSBE është duke i ndërmarr të gjitha masat si në sigurimin e materialit zgjedhor dhe për sigurinë e vendvotimeve në Kosovë”.
“Presim që zgjedhjet në Kosovë të kalojnë mirë dhe që përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, të ngarkuar për siguri, të kryejnë punën e vet duke grasatuar një proces të sigurt zgjedhor”.
Odalovic ka thënë se është arritur një marrëveshje me OSBE për të siguruar transportin e materialit në qendrat e numërimit në Vranjë dhe Rashkë.