Ser Catalunya: Komisioni i lartë e mban Haaland larg Barcelonës

Barcelona është duke e konsideruar si shumë të vështirë transferimin e mundshëm të sulmuesit Erling Haaland nga Borussia Dortmund, shkaku i gjendjes financiare delikate.

Sport

30/11/2021 08:10

Çmimi i klauzolës së lirimit është në vlerë 75 milionë euro, por do jetë e nevojshme që të shtohen edhe 60 milionë euro për komision, transmeton lajmi.net.

Sipas “Ser Catalunya”, Barcelona do provojë gjithçka për të hyrë në garë, por do e këtë shumë të vështirë ta arrijë.

Klubet e Premierligës gjithashtu e duan norvegjezin, derisa Real Madrid ka interesim.

Gjëja kryesore që do arrijë ta bind Haalandin, do jetë projekti, ku kërkon që të jetë ylli i ri i skuadrës.

Ndërkohë, raportohet se Mino Raiola kërkon që futbollisti të këtë pagë prej 30 milionë euro./Lajmi.net/