Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga Kosova gjatë tranzicionit të pushtetit
Richard Blumenthal, senator amerikan i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ku kërkon që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova. Ai ka shkruar për rrezikun që Serbia ia ka paraqitur Kosovës ndër vite duke përmendur sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023. Senatori më tej druhet se, “duke…
Lajme
Richard Blumenthal, senator amerikan i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ku kërkon që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova.
Ai ka shkruar për rrezikun që Serbia ia ka paraqitur Kosovës ndër vite duke përmendur sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Senatori më tej druhet se, “duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Rusisë administrata e re Trump do të bëjë shumë pak për ta inkurajuar paqen mes Serbisë dhe Kosovës”.
“Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet të kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimit të Kosovës në OKB”, ka shkruar senatori.
Ndërkohë, në letër ai ka përmendur ndërhyrjen e NATO-s për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë në vitin 1999. Por, senatori nga Connecticut ka treguar se si ambiciet ekspansioniste të Serbisë nuk zbehen asnjëherë.