Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Sëmundja Kawasaki, e ngjashme me koronavirusin, që po infekton fëmijët – Çfarë duhet të dini për të

22:19 | 27 Prill 2020

Sipas NHS, Sëmundja Kawasaki shkakton ënjtje të enëve të gjakut të zemrës, si dhe një ethe dhe skuqje të lartë.

Ashtu si COVID-19, shumë pak dihet për Sëmundjen Kawasaki, shkruan Express, transmeton lajmi.net.

Sëmundja u identifikua më 1967-ën në Japoni nga Tomisaku Kawasaki, por shkaku nuk është zbuluar ende.

Kawasaki normalisht paraqitet me disa simptoma jo ndryshe nga ethet e kuqe dhe kryesisht prek fëmijët nën pesë vjeç.

Gjatë një konference për shtyp, shkencëtarët britanik u dhanë këshillë prindërve për sëmundjen.

“Ne jemi ndërgjegjësuar për raportet në ditët e fundit të sëmundjes së rëndë te fëmijët, që mund të jetë një sëmundje e ngjashme me Kawasaki”, deklaroi profesor Powis.

“Ajo që duhet të them, siç e kemi thënë tashmë këtë pasdite, është se këshillat tona për prindërit janë ‘kjo sëmundje është shumë, shumë e rrallë”.

Zyrtari Kryesor i Mjekësisë Profesori Chris Whitty zbuloi se gjendja mund të jetë e lidhur me shpërthimin e koronavirusit. /Lajmi.net/