Semi mori ‘hak’ ndaj Donaldit, Romeo ia kthen me të njëjtën monedhë këngëtares

20:01 | 8 Dhjetor 2021

Donaldi tashmë ka konfirmuar lidhjen me Beatrix dhe afrimiteti mori ‘’zjarr’’ menjëherë pas daljes së Semit nga shtëpia.

Kjo e fundit si shoqja e ngushtë e Borës vazhdimisht brenda shtëpisë e ka ‘’ruajtur’’ Donaldin duke përmendur faktin se sa shumë duhen ai dhe Bora.

Pas puthjeve e para që u shpreh e revoltuar pasuar me një publik të tërë dhe një numër të madh të fytyrave publike ishte Semi.

Këngëtarja lëshoi në mënyrë demonstrative studion madje gjatë spektaklit të asaj jave i kërkoi Arbanës t’i kthente edhe pellushin qe i la para se të dilte.

Pas këtyre zhvillimeve Semi i ka bërë ‘’unfollow’’ Donaldit edhe pse Bora nuk e ka bërë akoma një gjë të tillë.

E përderisa Donaldi nuk ka qasje në llogaritë e tij në rrjetet sociale, është Romeo ai që menaxhon rrjetet sociale të vëllaut dhe si duket u ‘’hakmorr’’ ndaj Semit duke iu kthyer me të njëjtën monedhë e duke i bërë ‘’unfollow’’ nga Instagrami Donaldit.

Në anën tjetër Bora vazhdon ta ndjek ish të dashurin e saj pas hyrjes së tij në shtëpinë e BBV, ndërsa ka qenë pikërisht Romeo që filloi ta ndiqte nga llogaria Donaldit në kohën kur dyshja dhanë shpresë për një ribashkim./Lajmi.net/