Semaforat në një lagje të Prishtinës, jashtë funksionit

Kaosi në komunikacion në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinës, është pothuajse i përditshëm. Kolona të gjata, e gjithashtu pritje të gjata janë bërë të zakonshme në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Ato vetëm shtohen e komunikacioni dhe kyçja në rrugë kryesore dhe dytësore vetëm se bëhet më i vështirë kur ka edhe probleme teknike në rrugë. Një gjë…

Lajme

31/12/2025 09:01

Kaosi në komunikacion në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinës, është pothuajse i përditshëm.

Kolona të gjata, e gjithashtu pritje të gjata janë bërë të zakonshme në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Ato vetëm shtohen e komunikacioni dhe kyçja në rrugë kryesore dhe dytësore vetëm se bëhet më i vështirë kur ka edhe probleme teknike në rrugë.

Një gjë e tillë po ndodh sot në Prishtinë, në vendin e njohur si te “Xhamia e Llapit”, ku të gjithë semaforët janë jashtë funksionit.

Ndonëse është ende herët dhe ka fluks më të vogël të automjeteve, nëse ato nuk do të rregullohen gjatë ditës, mund të sjellin probleme serioze në komunikacion. /Lajmi.net/