Endrit Thaçi me mesazh për ish-krerët e UÇK-së: Kosova ju pret

Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë. Me këtë rast, Endriti, djali i ish-presidentit ka bërë një reagim të fuqishëm sot në rrjetin social Instagram. Ai ka publikuar një foto me babain e tij…

Lajme

21/06/2026 13:54

Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Me këtë rast, Endriti, djali i ish-presidentit ka bërë një reagim të fuqishëm sot në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një foto me babain e tij duke lënë edhe një mesazh, duke shprehur bindjen e plotë se çlirimtarët do të kthehen në vendlindje.

“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në Instastory.