Selmanaj: RTK-ja dhe AKI-ja duke bashkëpunuar për t’i shërbyer lojërave politike të Albin Kurtit

Driton Selmanaj e ka cilësuar “skenë absurde” skandalin e audio-incizimit të Rilind Gërvallës, drejtorit të televizionit publik, në të cilin implikohet Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se audio-incizimi zbulon sesi RTK-ja dhe AKI-ja, dy institucione që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, i shërbejnë lojërave politike të kryeministrit…

Lajme

25/11/2024 16:43

Driton Selmanaj e ka cilësuar “skenë absurde” skandalin e audio-incizimit të Rilind Gërvallës, drejtorit të televizionit publik, në të cilin implikohet Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se audio-incizimi zbulon sesi RTK-ja dhe AKI-ja, dy institucione që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, i shërbejnë lojërave politike të kryeministrit Albin Kurti.

Selmanaj ka thënë se skandali paraqet dëshmi për shtetin që është kthyer në një vegël të pushtetit.

“Shantazhet dhe eliminimet politike nuk fshihen më prapa dyerve të mbyllura – janë bërë hapur, publikisht, në ekranin e televizionit. Ky është sinjal i qartë se po rrëshqasim drejt autoritarizmit, ku institucionet nuk i shërbejnë qytetarit, por interesave të një grupi të vetëm. Nëse mbyllim sytë para kësaj, atëherë jemi duke i hapur derën shkatërrimit të demokracisë”, ka shkruar Selmanaj.