Sellma dhe Kim Kardashian grimohen me të njëjtat produkte (Foto)

Kim Kardashian njihet për grimin e saj të rëndë e me procedura dhe të njëjtat produkte të grimit që përdor ajo përdor edhe grimerja jonë Sellma Kasumoviç.

ShowBiz

15/08/2015 18:11

Sellma vazhdimisht pranon dhuratë produktet më të mira amerikane të grimit e këtë herë ajo ka treguar se dhuratë i kanë ardhë disa produkte për buzë.

Është kjo firma ‘Anastasia Beverly Hills’ që shumë shpesh i dërgojnë Sellmës dhuratë, produktet e së cilës përdor edhe Kim Kardashian, transmeton Lajmi.net.

Së fundmi ka dalë lista e të gjitha produkteve kozmetike që përdor Kim dhe në shumicën e këtyre produkteve dominon firma me të cilët punon edhe grimerja Sellma në studion e saj.

Në anën tjetër, është zbuluar se Kim ka produkte prej 1200 dollarë në shtëpinë e saj që i përdorë kur grimin e bën vetë./Lajmi.net

 Këto janë produktet që përdor Kim Kardashian

Kim-Make Up Kim-MakeUp2