Selimi: Interesante, liderët e mëdhenj nga Europa po e urojnë Ramën, por askush nga Kosova …

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në rrjetin social “X” (ish-Twitter) lidhur me fitoren e mandatit të ri të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe heshtjen e liderëve kosovarë në raport me këtë zhvillim. Selimi vuri në dukje se, ndonëse shumë liderë të mëdhenj botërorë e kanë uruar Ramën për fitoren, asnjë…

Lajme

14/05/2025 12:39

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në rrjetin social “X” (ish-Twitter) lidhur me fitoren e mandatit të ri të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe heshtjen e liderëve kosovarë në raport me këtë zhvillim.

Selimi vuri në dukje se, ndonëse shumë liderë të mëdhenj botërorë e kanë uruar Ramën për fitoren, asnjë nga udhëheqësit politikë të Kosovës nuk ka bërë një veprim të tillë.

“‘Fitore historike’… Është interesante të shohësh të gjithë liderët e mëdhenj botërorë duke uruar Edi Ramën, por asnjë lider kosovar s’e ka bërë këtë. Nuk është befasuese, duke parë mungesën e lidershipit që po e shohim në Kosovë – por megjithatë, interesante,” ka shkruar Selimi, duke shpërndarë urimin e kryeministrit britanik Keir Starmer për Ramën.