Selena Gomez tha se po martohet me 68-vjeçarin Bill Murray, deklarata bën xhiron e rrjetit
Selena Gomez ka deklaruar se po martohet me Bill Murray.

ShowBiz
Selena Gomez bëri debutimin e saj në Festivalin e Filmit në Kanë javën e kaluar, duke u shfaqur në qilimin e kuq me një fustan të bardhë në premierën e “The Dead Do not Die”, shkruan Bazaar, transmeton lajmi.net.
Fustani që kishte veshur Selena ishte i brendit “Louis Vuitton”, ai që po e shoqëronte ishte aktori Bill Murray, i cili është parë duke i pëshpëritur në vesh.
Ai moment ishte kapur nga fotografët dhe fotografia ishte bërë virale, ku edhe lindën thashethemet rreth raportit të tyre.
Për t’i dhënë fund spekulimeve, Selena ka publikuar këto fotografi të paparacëve, duke habitur të gjithë me mbishkrimin që ua la.
“Meqë ra fjala, Bill Murray dhe unë po martohemi”, ka shkruar Selena.
Pas kësaj kanë ‘shpëthyer’ komentet në rrjete sociale, pasi fansat janë bërë kureshtarë të dinë nëse vërtetë dyshja po martohen.
Një gjë është e qartë, duke lënë shakatë me një anë, aktori ka respekt të madh për 26-vjeçaren, madje kishte deklaruar në një intervistë se i pëlqen shumë ajo. /Lajmi.net/
#SelenaGomez tonight in @louisvuitton & @bulgariofficial at the premiere of #TheDeadDontDie at Cannes Film Festivals ❤️?⚡️✨.
? #kateyoung
?? @tombachik
? @marissa.marino
? @hungvanngo using @marcjacobsbeauty pic.twitter.com/4HCzBb9bY1— Hung Vanngo (@hungvanngo) May 14, 2019
Bill Murray represents me if I ever met Selena #SelenaGomez #BillMurray #Cannes2019 #CannesFilmFestival2019 pic.twitter.com/MMfWuONoOj
— namjoon_wife (@nouhakaya1) May 14, 2019