Selektori i Belgjikës konfirmon rikthimin e Courtois
Selektori i kombëtares së Belgjikës, Rudi Garcia ka konfirmuar rikthimin e Thibaut Courtois te “Djajtë e Kuq”. Garcia për “L’Equipe” ka thënë se kishte një takim me të në Madrid, para ndeshjes të Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Manchester Cityt, aty ku ylli i portës madrilene kishte bërë me dije dëshirën për t’u rikthyer…

Sport
Selektori i kombëtares së Belgjikës, Rudi Garcia ka konfirmuar rikthimin e Thibaut Courtois te “Djajtë e Kuq”.
Garcia për “L’Equipe” ka thënë se kishte një takim me të në Madrid, para ndeshjes të Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Manchester Cityt, aty ku ylli i portës madrilene kishte bërë me dije dëshirën për t’u rikthyer në kombëtare.
Sipas Garcias, ky është një lajm i mirë për futbollin belg, pasi rikthimi i Courtois është i rëndësishëm për aspiratat e kombëtares.
Thibaut Courtois kishte konfirmuar në shumë intervista se qëllimi i tij ishte rikthimi te Belgjika dhe prania e tij në Kupën e Botës së vitit 2026.
Ai po ashtu kishte thënë që kishte pasur konflikt me trajnerin e kaluar, Domenico Tedesco, por jo edhe me bashkëlojtarët e tij.
Rikthimi i shtatlartit është lajm i mirë për Rudi Garcian, i cili po formulon një projekt për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të vitit 2026 e pastaj edhe për të tentuar të bëj befasinë, në një epokë të re për kombëtaren belge.