Sekuestrohet Lamborghini pa tabela në Prizren- Po e voziste një 11 vjeçar, e s’u gjetë asnjë dokument të dëshmohej pronësia
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme gjatë patrullimit në fshatin Zhur kanë hasur në një automjet pa targa. Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte i mitur 11 vjeçar, ndërsa me atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai. Automjeti që po ngiste i mituri ishte i modelit Lamborghini, pa tabela të regjistrimit.…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme gjatë patrullimit në fshatin Zhur kanë hasur në një automjet pa targa.
Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte i mitur 11 vjeçar, ndërsa me atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.
Automjeti që po ngiste i mituri ishte i modelit Lamborghini, pa tabela të regjistrimit.
Policia tha se poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.
“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar, i njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit”./Lajmi.net/