Sekuestrohen rreth 5 mijë euro, arrestohet një person i dyshuar për ‘falsifikim të parasë’

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A., për veprën penale “Flasifikimi i Parasë” në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Gjatë realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë parash të cilat ndërlidhen…

Lajme

25/06/2025 19:33

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A., për veprën penale “Flasifikimi i Parasë” në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë parash të cilat ndërlidhen me veprën penale.

– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

– 1 telefon iPhone;

– 2 x 100€ = 200 €

– 108 x 20€ = 2,160 €

– 40 x 10€ = 400 €

– 23 x 50€ = 1,150 €

– 4 x 100€ = 400 €

– 5 x 50€ = 250 €

– 5 x 20€ = 100 €

– 7 x 10€ = 70 €

– 11 x 5€ = 55 €

Në total shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 €uro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, thuhet tutje në njoftim.