Sekuestrohen pesë kilogramë marihuanë në Gjakovë, ndalohet i dyshuari
Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, sot kanë pranuar informacionin se një person po kryen shit-blerje të substancave narkotike. Ata kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar narkotikë të llojit marihuanë, shkruan lajmi.net. “Në konsultim me prokurorin kompetent dhe…

Lajme
Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, sot kanë pranuar informacionin se një person po kryen shit-blerje të substancave narkotike.
Ata kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar narkotikë të llojit marihuanë, shkruan lajmi.net.
“Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër verbal për kontroll, DHTN, në bashkëveprim edhe me stacionin policor –Gjakovë, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe janë sekuestruar provat material, si:
- substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë me peshë totale 5043 gramë (5 kg e 43 gramë),
- 40 euro,
- 1 telefon mobil”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndaj të dyshuarit është proceduar rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: