“Seksi oral i shpeshtë iu rrezikon nga kanceri i gojës”, paralajmërojnë mjekët

Seksi oral në moshë të re rrezikon zhvillimin e kancerit në gojë, zbulon studimi i ri.

Lifestyle

13/01/2021 09:59

Një studim i ri ka paralajmëruar se të pasurit seks oral të shpesht në moshë të re mund të rris rrezikun e kancerit të gojës, shkruan “DailyStar”.

Ky studim ka zbuluar se personat që kanë pasur 10 apo më shumë partner të seksit oral kanë 4.3 herë më shumë rrezik të preken nga sëmundja, transmeton lajmi.net.

Kanceri i fytit dhe gojës është shumë më i lartë tek personat që bënë më shumë seks oral në moshë të re. Ekspertët shëndetësorë nga Universiteti i John Hopkins në SHBA, kanë pyetur 508 persona për jetën e tyre seksuale sa i përket seksit oral dhe për shëndetin e tyre gjeneral.

Ky grup përfshinte 163 persona me kancer të fytit dhe gjuhës. Me sa duket burrat janë më të rrezikuar nga ky lloj i kancerit sesa femrat.

Ekspertët thonë se nuk është vetëm seksi oral që ndikon në zhvillimin e kancerit në gojë por gjithashtu edhe ekspozimi ndaj këtij lloji të kancerit dhe alkooli.

Rreziku më i madh qëndron për ata që kanë pasur më shumë se 10 partner të seksit oral, dhe sidomos tek ata që kanë ndërruar partner në një kohë të shkurtër. /Lajmi.net/