Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sot në Kosovë

Kosovën gjatë ditës së sotme do ta vizitojë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Lajme

23/01/2015 08:40

Gjatë ditës, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Takimi me Jahjagën do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes në orën 11:15.

Stoltenberg, do të takohet po ashtu edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin.

Takimi me Thaçin, do të zhvillohet në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës në orën 13:30.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. /KosovaPress/