Sekretari i NATO-s takohet nesër me Vuçiqin në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Takimi do të mbahet në rezidencën zyrtare të sekretarit Rutte, në Bruksel. Në njoftim bëhet e ditur edhe se mediat s’do të lejohet të marrin pjesë. Këtë vizitë të Vuçiqit në Bruksel, e kishte paralajmëruar edhe…

Lajme

18/03/2025 16:12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Takimi do të mbahet në rezidencën zyrtare të sekretarit Rutte, në Bruksel.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se mediat s’do të lejohet të marrin pjesë.

Këtë vizitë të Vuçiqit në Bruksel, e kishte paralajmëruar edhe vetë Rutte gjatë vizitës që ky i fundit e kishte zhvilluar në Kosovë disa ditë më parë.