Sekretari i BIK-ut: Shqiptarët që shkuan në ISIS, goditje e rëndë për atdheun

Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, duke folur për pjesëmarrjen e disa të rinjve nga Kosova në luftërat e ISIS-it, ka thënë se ata i kanë dhënë goditje të rëndë atdheut tonë.

Lajme

18/06/2015 08:01

“Në aspektin e imazhit na kanë dobësuar. Pjesëmarrja e tyre në ISIS ka qenë një grusht shumë i madh për Kosovën dhe atdheun tonë. Ata nuk kanë mundur t’i japin grusht më të madh Kosovës sesa të shkojnë në ISIS”, ka thënë Rexhepi në një intervistë për gazetën Epoka e re.

Ai ka folur edhe për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ku ka thënë se BIK ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Ai ka thënë se se të gjithë besimtarët myslimanët, të cilët janë të shëndoshë dhe të moshës madhore e kanë për obligim të agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit.

Rexhepi ka treguar se për Muajin e Ramazanit janë shpërndarë pesë mijë pako me artikuj të domosdoshëm ushqimorë dhe sanitarë për familjet në nevojë. (lajmi.net)