Sekretari i AAK-së tregon pse do ta votojnë deputetët Haradinajn për kryeministër

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka treguar se përse deputetët e partive të tjera do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Lajme

06/07/2017 21:11

Sipas tij, njerëzit e njohin punën e Haradinajt, si në luftë dhe pas luftës.

“Me disa prej tyre ka qenë në luftë me ta, me shumicën prej tyre ka bashkëqeverisur, më shumicën ka kaluar shumë situata të rënda, dhe është pritshme”, ka thënë Kuçi në Tribuna Channel.

Ai shtoi se prej disa deputetëve do të ishte e padrejtë, kur e njohin Haradinajn dhe punën e tij, dhe të mos e votonin atë.