Sejdiu tregon arsyet pse ky Ligj për Trepçën nuk duhet të kalojë

Dardan Sejdiu, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Trepça do të përfundojë duke u privatizuar nëse ky Ligji votohet sonte nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

08/10/2016 00:06

“Këta kanë bërë ligj i cili e shthur dhe e privatizon Trepçën”.

“Ligji nuk është duke e trajtuar Trepçën as si ndërmarrje publike dhe as nuk po e trajton atë si gjigant ekonomik”.

“Ne abstenuam dhe i kishim amendamentet që mendojmë se e bëjnë ligjin më të mirë, por të gjitha ato u refuzuan nga komisioni”.

Sejdiu tha se sipas amendamenteve të tyre Trepça do të definohej si ndërmarrje publike.

“Kjo Qeveri është e interesuar që profitin e Trepçës ta privatizojnë”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Sejdiu i cili gjatë ditës ishte si vëzhgues në Kuvendin e Kosovës tha Komisioni për Zhvillim Ekonomik e kanë shpërfillur Ligjin për Trepçën.

“Komisioni e trajton me një lehtësi shpërfillëse Ligjin më të rëndësishëm ekonomik të 16 viteve të fundit” tha si në emisionin Ora e Fundit.

“Nuk nuk mund të themi Ligji për Trepçën të votohet, kur nuk e dimë me cilin ligj rregullohet Trepça – me Ligjin e Ndërmarrjeve Publik apo me Ligjin për Shoqëri Tregtare”.

“Deputetet tanë do të bëjnë të pamundurën që ky ligj të jetë në përputhje me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike”.

“Po shpresoj shumë që deputetët e kuptojnë qartë se ky ligj nuk është shkruar nga ekspertë ligjor që ja donë të mirën Trepçës”.

“Ne do ta shohin çfarë do të ndodh në Kuvend, ky ligj kështu si është nuk e ruan Trepçën dhe nuk i siguron Kosovës zhvillim industrial”.