Sejdiu pas përplasjes me Ramën: Nëse mendon që Prishtina është veç Kuvend komunal e ka gabim, boll beton
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka pasur një përplasje me Dardan Sejdiun gjatë një konference për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit komunal të Prishtinës në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal. Gjatë kohës që Rama ishte duke bërë deklarimin e tij para gazetarëve, Sejdiu e ka pyetur kryetarin se ‘‘lagje janë vizituar…

Lajme
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka pasur një përplasje me Dardan Sejdiun gjatë një konference për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit komunal të Prishtinës në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal.
Gjatë kohës që Rama ishte duke bërë deklarimin e tij para gazetarëve, Sejdiu e ka pyetur kryetarin se ‘‘lagje janë vizituar në proces’’.
Pas kësaj përplasjes Dardan Sejdiu ka reaguar në ‘Facebook’, ku tha se Rama ishte pak nervoz dhe se qasja e tij ishte sulm personal.
Postimi i tij i plotë:
“Përparimi tash e ka një problem, është “pak” nervoz. A ju kujtohet ai “londinezi mellow”, i qetë e i pa ngarkuar? Epo, si duket ai s’është më.
Tash vendin e tij e ka zënë Përpi, ky sot që pyetjeve i përgjigjet me sulme personale, e që me fundin e mandatit po e sheh që Prishtina ka zo përtej zyrave të Komunës!
Për këtë arsye është nervoz. Për këtë arsye pyetjeve të thjeshta po u përgjigjet me akuza e mllef.
Ani, në rregull jemi. Ama nëse mendon që Prishtina është veq kuvend komunal e ka gabim, e sidomos nëse në fund të mandatit don me ja shtu Pishtinës edhe nja 1 milion m² beton!
Boll beton”.