Sejdiu fajëson elitën politike: Njerëzit në Kosovë e kanë të paqartë të ardhmen
Analisti politik, Dardan Sejdiu e lë në faj elitën politike, për “traumat” që ia ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, kjo vjen pasi njerëzit në Kosovë nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre, pasi askush nga elita politike nuk e bën të ditur një gjë të tillë.. “Njerëzit në Kosovë e kanë…

Lajme
Analisti politik, Dardan Sejdiu e lë në faj elitën politike, për “traumat” që ia ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, kjo vjen pasi njerëzit në Kosovë nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre, pasi askush nga elita politike nuk e bën të ditur një gjë të tillë..
“Njerëzit në Kosovë e kanë të paqartë të ardhmen e vendit, dhe kjo paqartësi vjen si pasojë e traumave të drejtpërdrejta që na i shkakton elita politike. Kjo elitë politike, ka vjet që të vetmin ilaç që e ka, është konflikti, trauma dhe diskutimi polarizues non-stop. Pra këtu askush nuk tregon për të ardhmen”, u shpreh Sejdiu në “DPT te Fidani”