Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

Analisti Dardan Sejdiu thotë se detyrimi i bizneseve për të blerë rrymë prej vetëm një kompanie është “monopol” i pastër. Sejdiu deklaroi se një monopol publik, natyror është kthyer në dobi të sektorit privat, me përfitues vetëm një. Derisa shton se baza industriale në Kosovë është inekzistente. “Pa asnjë rezervë i përkrahi. Thelbi i diskutimit…

Lajme

28/05/2025 21:54

Analisti Dardan Sejdiu thotë se detyrimi i bizneseve për të blerë rrymë prej vetëm një kompanie është “monopol” i pastër.

Sejdiu deklaroi se një monopol publik, natyror është kthyer në dobi të sektorit privat, me përfitues vetëm një.

Derisa shton se baza industriale në Kosovë është inekzistente.

“Pa asnjë rezervë i përkrahi. Thelbi i diskutimit është diku tjetër, ne kemi rënë në grackën e një koncepti ekonomik, i cili tregun e lirë e kamuflon, dhe tregun e kamuflon në letra të mira administrative, përderisa jemi t’u fol për një monopol të pastër, ne i kemi dhënë një “monopol natyror” një kompanie që na e kontrollon edhe furnizimin edhe distribuimin. Realisht po i themi biznesit hyni në treg të lirë po tregu është veç një pronar”, tha Sejdiu në Klan.

Sejdiu shton se dalja në treg të lirë duhet të shtyhet 3 deri në 5 vjet.