Sebastien Lecornu emërohet kryeministër i Francës
Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit të ri të Francës u njoftua këtë të premte. Macron ka emëruar Sebastien Lecornu, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit në fillim të kësaj jave pas vetëm 27 ditësh në detyrë. Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron i ngarkoi Sebastien Lecornu detyrën…

Bota
Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit të ri të Francës u njoftua këtë të premte.
Macron ka emëruar Sebastien Lecornu, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit në fillim të kësaj jave pas vetëm 27 ditësh në detyrë.
Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron i ngarkoi Sebastien Lecornu detyrën e formimit të një qeverie të re, shkruan news.sky.
“Do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar që Franca të ketë një buxhet deri në fund të vitit dhe për t’iu përgjigjur problemeve të përditshme të bashkatdhetarëve tanë”, tha Sebastien Lecornu në një reagim në platformën X.