Seat teston modelin e ri Arona (Foto)
Seat ka prodhuar modelin më të ri të quajtur Arona, që i përket segmentit SUV.
Auto & Tek
Arona është testuar në pistën e njohur në Nurburgring të Gjermanisë dhe ishte e mbuluar me material të kamufluar, transmeton Lajmi.net
Megjithatë, vërehet se kjo makinë do të jetë një ‘Crossover’ dhe do të ketë një dizajn mjaft të bukur, duke u bazuar edhe në fotografitë sa ishte prezantuar si koncept.
Modeli i ri Arona pritet të ketë motorë të njëjtë si modeli Ibiza, pra motor benzinë 1.5-litërsh dhe atë me naftë 1.6-litërsh./Lajmi.net/