Seanca nis me debat për kuorumin: Nuk është e mundur me qenë 78 deputetë në sallë e mos me ja nis seanca

Seanca e sotme plenare e cila parashihej të filloj në ora 10:00, edhe kësaj here nisi me një orë vonesë. Në fillim të kësaj seance pati mospajtime në mes partive të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Këto mospajtime nisën për shkak të kuorumit në seancë. Seanca e Kuvendit të Kosovës edhe kësaj here…

Lajme

31/10/2024 11:45

Seanca e sotme plenare e cila parashihej të filloj në ora 10:00, edhe kësaj here nisi me një orë vonesë.

Në fillim të kësaj seance pati mospajtime në mes partive të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Këto mospajtime nisën për shkak të kuorumit në seancë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës edhe kësaj here ka nisur me një orë vonesë.

Në procesin e nisjes së votimit për prezencë votuan vetëm 58 deputetë nga mazhoranca, ndërsa deputetët e opozitës edhe pse ishin të pranishëm nuk votuan për prezencë.

Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 58 deputetë të pranishëm me votim, disa nuk kanë votuar kështu që nuk mund të fillohet seanca.

“58 deputetë të pranishëm me votim disa nuk kanë votuar kështu që mund ta fillojmë seancën besoj”, deklaroi ai.

Kurse nga opozita u kundërshtua kjo duke thënë se nuk ka kuorum, por kryeparlamentari u përgjigj.

“Po po se jeni mbi 61 të pranishëm, sa i përket fillimit të seancave nuk duhet mu kushtëzua. Tjetër sen është votimi i ligjeve, a po doni me fol grupet parlamentare”, tha Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri u shpreh se për fillimin e seancës kuorumi është përcaktuar me votim.

“Kjo është praktikë që ju e keni filluar prej instalimit të teknikës të votimit dhe fillimin e seancës kuorumin e keni përcaktuar me votim. Sot mundesh me fillua edhe në një formë tjetër por deri sot kuorumin e keni përcaktuar pikërisht në formën e votimit e që nuk jeni 61 prezent”, tha Tahiri.

Konjufca u shpreh se seanca duhet të fillojë me prani fizike, derisa edhe citoi nenin 54 të Rregullores së Kuvendit.

“Neni 54 i rregullores thotë kryesuesi i seancës e hap seancën kur janë të pranishëm shumica e deputetëve, fizikisht e ka fjalën. Jo jo nuk kemi bërë gabim. Nuk është e mundur me qenë 78 deputetë në sallë e mos me ja nis seanca, ky është gabim çka është ky interpretim i rregullores kështu. Kjo është hajgare”, tha Konjufca.