Seanca në rastin “Capat- Sekiraqa”, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Premtim Gashit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë në rastin e njohur si “Capat dhe Sekiraqa”. Në sallë pati një numër të madh të të pranishmëve, derisa të akuzuarit janë deklaruar rreth fajësisë. Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për vrasjen, por disa nga ta deklaruan fajësinë për armëmbajtje pa leje. Korab…

Lajme

06/05/2026 11:15

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë në rastin e njohur si “Capat dhe Sekiraqa”.

Në sallë pati një numër të madh të të pranishmëve, derisa të akuzuarit janë deklaruar rreth fajësisë.

Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për vrasjen, por disa nga ta deklaruan fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Korab Gashi është deklaruar i pafajshëm. Njëjtë edhe Valdrin Ademi.

Robert Llumnica e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje, njëjtë si Sali Sekiraqa dhe Fatos Abazi.

Ed Marevci dhe Vesel Bunjaku u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, lidhur me rastin e vrasjes së Premtim Gashit më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, rasti ndërlidhet me një përplasje të armatosur mes dy grupeve në lokalin “From”, ku si pasojë mbeti i vrarë P.G., dhe disa persona të tjerë u plagosën. Të akuzuarit ngarkohen për disa vepra penale, përfshirë “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Motivi i sulmit, sipas aktakuzës, lidhet me konfliktin e mëhershëm të datës 4 mars 2024, të ndodhur mes Shkumbin Sekiraqës (djali i Salih Sekiraqës) dhe Pajtim Gashit (vëllai i tani të ndjerit Premtim), i cili e kishte përshkallëzuar konfliktin mes dy grupeve./Lajmi.net/