Bastisjet në Agjencinë Kadastrale, lajmërohet avokatja e Bashkim Shaqirit: Jemi ende në procedura të bastisjes në shtëpinë e tij
Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Krimeve Ekonomike, i nisur në mëngjesin e së mërkurës, ka përfunduar. Siç merret vesh, Bashkim Shaqirit, me pozitë udhëheqëse në Agjencinë Kadastrale, po i bastiset shtëpia. Në kërkim është edhe Mejreme Bajrami, e cila ditën e sotme nuk ka qëlluar në vendin e punës. Bastisja e sotme kishte të…
Lajme
Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Krimeve Ekonomike, i nisur në mëngjesin e së mërkurës, ka përfunduar.
Siç merret vesh, Bashkim Shaqirit, me pozitë udhëheqëse në Agjencinë Kadastrale, po i bastiset shtëpia. Në kërkim është edhe Mejreme Bajrami, e cila ditën e sotme nuk ka qëlluar në vendin e punës.
Bastisja e sotme kishte të bëjë lidhur me çështje të pronave.
Avokatja, Majlinda Sadikaj, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se ndaj klientit të tij, Bashkim Shaqirit, ende janë duke u kryer procedura e bastisjes.
“Klienti im ende nuk është i arrestuar për momentin është duke u kryer procedura e bastisjes në shtëpinë e tij”, ka deklaruar ajo.