Seanca konstituive vazhdon të martën nga ora 10:00
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë vazhdimin e seancës konstituive pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, i mori 57 vota. “E ndërpresim seancën, seanca tjetër më 29 prill në ora 10:00”, tha Dehari. Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive…

Lajme
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë vazhdimin e seancës konstituive pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, i mori 57 vota.
“E ndërpresim seancën, seanca tjetër më 29 prill në ora 10:00”, tha Dehari.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.
Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. /Lajmi.net/