​Seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika, deklarohet avokati Rudi

Pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Ngadhënjim Rudi, avokati i të arrestuarit V. Ç i cili dyshohet se bashkë me gjashtë anëtarë të tjerë bënë planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Lika tha se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë. Sipas tij,…

Lajme

22/04/2025 16:52

Pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Ngadhënjim Rudi, avokati i të arrestuarit V. Ç i cili dyshohet se bashkë me gjashtë anëtarë të tjerë bënë planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Lika tha se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë.

Sipas tij, kërkesa e prokurorisë ka qenë me dyshime dhe e bazuar në video incizime e kamerave, ku V. Ç shihet i shoqëruar me dy nga të dyshuarit e tjerë në këtë ngjarje.

“E përfunduam seancën dëgjimore, klienti im nuk e ka pranuar fajësinë. Faktikisht kërkesa e prokurorisë ka qenë me dyshime dhe ka qenë e ndërtuar vetëm në video incizime që i ka marrë kamerat e sigurisë. Në ato kamera të sigurisë shihet nën shoqërinë e dy të pandehurve të tjerë. Normalisht në seancë nuk e pranon fajësinë dhe mbetet te shihet”, ka thënë Rudi.

Ndërsa, Musa Kongjeli, avokat në detyrë zyratre i të arrestuasit R. M. i cili dyshohet për planifikimin dhe kryerjen vrasjes në këtë rast, tha se klienti i tij nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale.

Po ashtu, Kongjeli the se “ne konsiderojmë që s’ka pas fare grup apo planifikim për organizmin e kësaj vrasje”.

“Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsiderojmë që klienti im nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale. Kështu që Prokuroria pretendon se ai ka qenë një ndër anëtarët e grupit që në bashkëpunim me anëtarët e tjera kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale. Klienti im kategorisht e refuzon se ka të bëjë, apo në çfarëdo forme është i involvuar në këtë ngjarje. Ai thotë se nga ora 10:00 në mbrëmje deri në orën 03:00 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij…Ne konsiderojmë qe s’ka pas fare grup apo planifikim për organizmin e kësaj vrasje”, tha Kongjeli.

Të arrestuarit R.B, E.L, Sh.K, R.M, D.G dhe V.Ç sot kanë dalë para gjykatës si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.

Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit.

Ndërkaq dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit R. B. si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

Muhamed Lika u vra në shkallët e hyrjes së ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, më 1 prill derisa po kthehej nga puna.