Së shpejti vjen filmi i parë horror në Kosovë “Ditari”
Filmi i parë horror në Kosovë është në përfundime të xhirimeve.

ShowBiz
Kosova së shpejti do ta ketë edhe projektin e parë filmik të zhanrit të frikshëm (horror), shkruan lajmi.net.
Film i cili po realizohet nga regjisori Liridon Beqiri.
Është filmi i parë i zhanrit horror që do të realizohet në Kosovë, teksa është në përfundim e sipër.
Realizimi i këtij filmi ka vonuar thuajse 4 vite për shkak të mungesës së fondeve monetare teksa regjisori ka deklaruar se ata po përpiqen të përfundojnë filmin me kushtet e tyre.
Ndërsa ata shpresojnë se së shpejti do të pranojnë ndihma për realizimin sa më të shpejtë të tij.
Filmi bëhet fjalë rreth një ditari i cili kërkon pronarin e tij kurse gjithçka fillon kur disa të rinj vendosin të bëjnë një piknik në një vend të panjohur dhe ngjarja fillon të zhvillohet që aty./Lajmi.net/